Edi Ramen e kom vëlla ashtu si gjithë të tjerët dhe e respektoj por të vërtetën do ta them çdoherë, kjo ishte deklarata që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të cilën e dha sot para mediave.
Në pyetjen rreth deklaratës së fundit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ku në një mënyrë e ofendoj kryeministrit Haradinaj, ky i fundit nuk ka dashur ti komentoj.
“Kryeministri i Shqipërisë është institucion dhe kamë respekt, Edi Ramen e kom vëlla si gjithë të tjerët, unë do të vazhdoj ta them të vërtetën pa marr parasysh se a i pengon apo a i pëlqen dikujt. Unë e kom thanë të vërtetën për atë se çka ka ndodh në Samitin e Berlinit”.
Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbrëmë tha se “pa dalur facebook-u, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet”.
“Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe krijuar në mënyrë të fshehtë një hartë të re të botës, më kujton atë shprehjen “se pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet”.
Deklaratat drejtuar njeri tjetrit dy kryeministrat shqiptar i kanë shpeshtuar pas përfundimit të Samitit në Berlin./arbresh.info/
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë