Haradinaj: Dodik është agjent i Putinit

15:10 | 9 Maj 2019
V. S.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se anëtari i Presidencën Trepalëshe të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik, është një njeri i Vladimir Putinit.

Haradinaj nuk ka dashur të komentoi ftesën e Shqipërisë për Dodikun, por tha se ai nuk përbën ndonjë vlerë.

“Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera, as të bashkëjetesës. Ai është aleat i Putinit, dhe një prej figurave më të këqija. Ai është agjent i Putinit. Nuk dua të komentoj pjesëmarrjen e tij në Samitin e sotëm në Tiranë. Por Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”, ka përfunduar kryeministri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale