Kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.
Në këtë drejtim, kryetarët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ‘ad hoc’ parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor, duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.
Ky komision pritet të themelohet në seancat e ardhshme plenare.
Po ashtu, ata janë marrë vesh që në kuadër të Komisionit ‘ad hoc’ parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të Përfaqësueses së Bashkimit Eropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jan Braathu, raporton REL.
Kryetarët e grupeve parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore./REL/
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira