Grevës së kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e cila ende është duke vazhduar, të martën i është bashkuar edhe Kirurgjia Vaskulare.
Kështu konfirmoi për Telegrafin, përfaqësuesi i Kolegjiumit të kirurgëve, Arbër Morina.
Sipas tij, greva është duke vazhduar dhe nuk do të ndërpritet deri sa institucionet vendimmarrëse të Kosovës t’i plotësojnë kërkesat e tyre.
“Greva e kirurgëve vazhdon me të njëjtin ritëm, me të njëjtin potencial dhe e pandryshueshme. Mund të ju konfirmoj që grevës së kirurgëve për çdo ditë i shtohen kolegë të rinj, të cilët i kanë kërkesat e njëjta me ne. Kirurgjia vaskulare dje përfundimisht ka hyrë në grevë me kirurgët”, ka thënë Morina.
I pyetur se a kanë pasur ndonjë vizitë nga përfaqësues të institucioneve të vendit, ai tha: “Jo nuk kemi asnjë angazhim nga institucionet vendimmarrëse, duket që në heshtje ata po bëjnë prapë përpjekje për t’i bërë disa ndryshime, por prapë po gabojnë. Rreth 220 kirurgë jemi në grevë. Operacionet selektive janë bllokuar vetëm ato emergjente kryhen. Vazhdojmë me kërkesën e njëjtë të koeficientit të pagave”, theksoi Morina.
Ndryshe, sot janë bërë 30 ditë që kirurgët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë hyrë në grevë. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...