Njëmbëdhjetë operatorët e autobusëve të linjës Gjakovë – Prishtinë kanë hyrë në grevë, duke e ndërprerë kështu qarkullimin, raporton KTV.
Shkak u bë hyrja e edhe një operatori tjetër të ri në treg, me ç’rast, sipas grevistëve, u thye kriteri i kohës mbrojtëse prej gjysmë ore, që është e rregulluar në bazë të Ligjit për Transportin, duke bërë që çdo 15 minuta të ketë linjë drejt kryeqytetit. Ndërkaq, tregojnë se operatori i ri ka aplikuar edhe kur Ministria e Infrastrukturës udhëhiqej nga Lutfi Zharku e që atëherë ishte refuzuar.
Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se është e drejtë e secilit të aplikojë për linjë të reja dhe nuk guxojnë të krijojnë monopol. Aktualisht, drejt Prishtinës, brenda një dite, realizohen 22 nisje.
Ndërkaq, me problem të ngjashëm po përballen edhe komuna e Prizrenit dhe ajo e Pejës, ku operatori i njëjtë ka marrë linja të qarkullimit në këto qytete. Kompania në fjalë është krijuar nga pronarët e kolegjit privat arsimor ISPE, ndërsa në Prizren, ditë më parë, u hodhën akuza se bëhet fjalë për nepotizëm. Sidoqoftë, të premten, në Odën Ekonomike, do të mblidhen të gjitha kompanitë e autobusëve, ku do te kërkojnë që kjo leje të anulohet. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, edhe në qytetet tjera do të ketë grevë./KTV/
SHBA dhe Irani mund të rifillojnë bisedimet këtë javë
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në Libanin jugor
Vritet 20-vjeçari në Suedi, raportohet se është shqiptar
Gjykata e Lartë shqyrton më 23 prill kërkesën e Ilir Metës p...
Faton Tahiri nderohet me mirënjohje për aktin heroik në liqe...
Kurti mori pjesë në tryezën e organizuar në shënim të 14 Pri...