Sot, në Kosovë do të ketë disa ngjarje interesante.
Më poshtë mund të njiheni me ngjarjet e ditës së sotme.
Ngjarjet fillojnë me ligjeratën “Çasja, sfidat dhe ballafaqimet në aksidente rrugore në nivel vendi” me rastin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor dhe mbaron me Kryeministrin Ramush Haradinaj që do të inspektojë punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”. (Bresalc, Gjilan).
09:30
Me rastin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor mbahet ligjërata “Çasja, sfidat dhe ballafaqimet në aksidente rrugore në nivel vendi” dhe lansohet spoti vetëdijesues dedikuar kësaj dite. (Kolegji “Tempulli”, Arbëri)
10:00
Oda e Farmacistëve të Kosovës mban ditën e dytë të Konferencës Vjetore të Farmacistëve me temë “Sigurimet Shëndetësore dhe Roli i Farmacistit në këtë proces”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, kolonel Nick Ducich. (Kampi “Bondsteel”)
11:00
Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, do të organizohet aksion pastrimi te Liqeni i Badocit. (Badoc) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Vazhdon Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global”. (Kampusi i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)
12:00
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri)
12:00
Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, organizohet një aktivitet etno-kulturor. (Muzeu “Etno Kastrioti”, Isniq, Deçan)
15:00
Kryeministri Ramush Haradinaj inspekton punimet e autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”. (Bresalc, Gjilan)
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...