Për të dytin vit radhazi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 15 korriku deri më 15 gusht. Me këtë vendim, ashtu sikurse edhe një vit më parë, kjo Komunë ua ndalon gjatë kësaj periudhe punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale të hyjnë me automjete në oborrin e saj.
Latifi ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që diasporës së kësaj komune t’u krijohet lehtësi në marrjen e dokumenteve.
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...