Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës nga rajoni i Drenicës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të vendit që mos ta lejojnë hyrjen e këngëtares serbe, Ceca, nesër në Kosovë.
Përmes një reagimi në “Facebook”, ajo ka theksuar se kjo këngëtare vjen në Mitrovicë për të promovuar urrjetetdhe hap plag të vjetra të shqiptarëve.
Postim i plotë:
Ne Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca por bashkeshortja e Kriminelit me te tmerrshëm te historise tone te re!
Po vjen bashkeshortja e Arkanit qe ishte udheheqes paramilitar dhe vrases mizor i mijera shqiptareve ne luften e Kosovës.
Ceca nuk po vjen te prezantoj art ne Kosovë por per te promovuar urrejtje e per te goditur ne plaget e hapura te shqiptarve qe i shkaktoj bashkeshorti i saj.
Kjo eshte e pa pranueshme dhe e padrejt andaj une nuk mund te heshte. Apeloj te institucionet tona, mos ja hapni plaget popullit, mos lejoni qe bashkëshortja e Kriminelit te hyje neKosovë!
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s