Komuna e Fushë Kosovës ka mirëpritur delegacionin nga Qeveria e Kosovës të cilët prezantuan Programin Nacional për Rininë të hartuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë Rini.
Amir Demiri, përfaqësues nga Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, njoftoi drejtorët se si do të zhvillohet procesi i garave, cilat do të jenë fushat ku nxënësit do të kenë hapësirën që të marrin pjesë. Ai gjithashtu njoftoi drejtorët se më 19 shkurt të këtij viti do të fillojnë garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.
Në takimin e mbajtur me drejtorët e shkollave të Komunës së Fushë Kosovës Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku tha se Programi Nacional për Rininë do të ofrojë mundësinë që të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës të përfshihen në procesin e garave që ofron ky program.
“Ne për herë të parë po i ofrojmë të gjithë nxënësve mundësinë që të jenë pjesë e garave duke filluar nga niveli shkollor, komunal dhe republikan si dhe po u japim shansin që secili të jetë fitues potencial”.
Drejtorët e të gjitha shkollave mirëpritën Programin Nacional për Rininë dhe shprehën gatishmërinë që të fillojnë implementimin e garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, në Dituri dhe Sport./arbresh.info
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...