Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar fotografi nga operacioni i nxjerrjes së një viktime nga uji i liqenit të Livoçit të Gjilanit.
Një skuadër e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra e FSK-së me vendim të ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe urdhër të komandantit të Ushtrisë, gjeneral-lejtenant Rrahman Rama, është angazhuar mbrëmë rreth orës 22:00 në vlerësimin e gjendjes në liqenin e Livoçit, pas njoftimit nga policia për dyshimet se aty kishte rënë një person nga Gjilani.
Operacioni i kërkimit nga zhytësit e FSK-së ka filluar sot në ora 09:00.
Të njëjtit ka nxjerr nga liqeni i Livoçit trupin e pajetë të E.Sh në orën 10:20.
Njoftimi i plotë:
Zhytesit e FSK-se nxoren nga liqeni i Livoqit trupin e pajete te E.SH sot ne ora 10:20
Nje skuader e Kerkim Shpetimit ne Ujera e Forces se Sigurise se Kosoves me vendim te ministrit te Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe urdher te komandantit te Ushtrise, gjenerallejtenant Rrahman Rama u angazhua me date 02 shkurt 2019 qe nga ora 22:03 ne vleresimin e gjendjes ne liqenin e Livoqit, pas njoftimit nga Policia e shtetit per dyshin se aty kishte rene nje person me inicialet E.Sh. nga Gjilani.
Operacioni i kerkimit nga zhytesit e FSK- se ka filluar sot ne ora 09:00, ne kushte te veshtira te shkaktuara nga ngricat dhe pas nje pune profesionale, specialistet e FSK- kane arritur qe te identifikojne lokacionin dhe nxjerrin ne breg trupin e personit te shpallur ne kerkim.
Trupi i pajete i personit E.Sh. i eshte dorezuar Policise se Kosoves dhe ekipeve te mjekesise Ligjore per procedura te metejshme.
Sic na njoftoi kapterr Naim Mala, ekipet e FSK pas operacionit te suksesshem jane kthyer ne rapartet e Kazermes se Regjimentit te Mbrojtjes Civile te FSK ne Pomozotin.





Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë