Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë filluar takimin me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic për Arbresh.info, e ka quajtur konsultativ, takimin e sotëm.
“EEAS ka ftuar delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel me 8 janar. Ekipi gjithashtu do të pritet nga Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer përfaqësuesit për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Kocijançiç./arbresh.info/
http://www.arbresh.info/aktuale/veseli-kosova-nuk-i-frikesohet-dialogut-do-te-fitojme-bashk-me-aleatet-tane/?fbclid=IwAR06rbuF7xFW-166-SyYhkdSBRJcWWldnluRhLwe6OWiFLQqnzi-Res-yYQ
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...