Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës, Faton Topalli është zgjedhur kryetari i këtij komisioni.
Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, deri më tash ka udhëhequr komisionin pas dorëheqjes së kryetares, Donika Kadaj Bujupi.
Tashmë kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka thënë se do të punojë me përkushtim.
“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani. Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë. Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai.


Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...