Sot është mbajtur takimi i radhës së Këshillit Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.
Bajram Çerkini nga Zëri i Prindërve para mediave tha se për familjarët nuk ka as Bajram e as asnjë festë, raporton arbresh.info.
“Ndërkombëtarët na kanë borxh me shty procesin e gjetjes”, tha ai.
Nysrete Kumnova, anëtare e komisionit kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion në Beograd për gjetjen e 1648 personave që konsiderohen të zhdukur në Kosovë, raporton arbresh.info.
“Adresa e më të dashurve tanë është Serbia. Por mungon presioni ndërkombëtar. Qysh do me jetu unë si nënë pa asnjë asht të djemve tanë. Bashkësia ndërkombëtare mundet me i kushtëzu serbët”.
Në Kosovë vazhdojnë të jetë 1648 persona të pagjetur./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve