Koalicioni Nisma-AKR-PD do të dalë fitues në zgjedhjet e këtij viti.
Kështu deklaroi Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate me rastin e dorëzimit të aplikacionit për koalicion në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton arbresh.info.
“Bashkë me zotëri Makollin dorëzuam aplikacionin për koalicionin e përbashkët Nisma-AKR-Partia e Drejtësisë për zgjedhjet e vitit 2019, koalicion ky që për kandidat për kryeministër e ka kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve të këtij viti, dhe njëkohësisht koalicioni determinues që edhe qeveria e ardhshme të krijohet në afatin më të shpejt të mundshëm”./arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in