Me propozim të asamblistit Egzon Azemi, Kuvendi i Kryeqytetit ka marrë vendim për zëvendësimin e emrit të rrugës “Çlirimi” me emrin “Arbnor dhe Astrit Dehari”, ndërsa “Çlirimi” t’i vendoset parkut në afërsi të rrugës “Bahri Fazliu”.
“Kur jemi në prag të dy vjetorit të vrasjes së Astritit, duke marrë parasysh kontributin e tij, Arbnorit dhe përgjithësi familjes Dehari, propozoj që kjo rrugë që gjendet në afërsi të spitalit të marrë emrin Arbnor dhe Astrit Dehari. Kjo është një formë nderimi për këtë familje që dha shumë për këtë vend,” tha Azemi gjatë propozimit të tij.
Pro këtij propozimi votuan 25 asamblistë, kundër votuan 5, ndërsa 2 abstenuan.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...