Inspektorët e Tregut të asistuar nga ata sanitarë sot në Gjakovë kanë larguar produkte në etiketën e të cilëve ishte e shkruar “Kosovo i Metohija”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovo Rezuluta 1244”, si dhe në ato produkte në të cilat ishin të përdorura vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit dhe të tjera që ishin në kundërshtim me emërtimin kushtetues ‘Republika e Kosovës’, ka njoftuar komuna, transmeton zeri.info.
Po ashtu u është tërhequr vërejtja Operatorëve Ekonomik se në të ardhmen do të merren masa ndëshkuese nëse gjenden të tilla shkrime.
Ja njoftimi i plotë:
Drejtoria për Punë Inspektuese, gjegjësisht Inspektorët e Tregut të asistuar nga Inspektorët Sanitar të Komunës së Gjakovës, pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, vetëm gjatë ditës së sotme kanë kryer 16 Inspektime me qëllim të largimit të produkteve të cilat në etiketën apo deklaracionin e tyre kanë përmbajtjen: Importues/Distributor/Përfaqesues/Prodhues apo dhe ndryshe “Kosovo i Metohija”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosovo Rezuluta 1244”, si dhe në ato produkte në të cilat përdoren vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit, apo dhe çdo emërtim tjetër që është në kundërshtim me emërtimin kushtetues Republika e Kosovës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...