Pesë ditë më parë dha dorëheqje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
E në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, organizimi i tyre do t’i kushtojë disa milionë euro buxhetit të ‘varfër’ të Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ndërsa brenda dy viteve organizimi i zgjedhjeve të treta do t’u marrë qytetarëve të vendit nga taksat e tyre plot 15 milionë euro.
Në vitin 2017 për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, Qeveria e vendit kishte ndarë 5 milionë euro. Në vendimin e Qeverisë thuhej se 4.944.900 mijë euro ndahen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës.
Ndërsa atë kohë pas përfundimit të procesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve patën deklaruan se ishin shpenzuar vetëm 4 milionë euro.
“Në bazë të raportit kostoja e përgjithshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat janë mbajtur në qershor të vitit 2017 në total ka qenë 4 milionë euro”, patën deklaruar nga KQZ.
Ndërsa pjesa tjetër e parave ishte destinuar për mbetjen e zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur po atë vit më 22 tetor. Ato dhe balotazhi i mbajtur në 19 komuna kishin kushtuar plot 5 milionë euro.
Atë kohë numri i votueseve të regjistruar në KQZ ishte 1 milionë e 888 mijë ndërsa KQZ del se ka shpenzuar 2.1 euro për qytetarë.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, për të parë nëse ky institucion është gati në rast se kërkohet organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Elezi ka thënë se KQZ është gati se fillojë përgatitjen intensive sapo të shpallet procesi zgjedhor.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon me përgatitjen intensive të një procesi zgjedhor vetëm pasi të shpallet ai”, ka thënë Elezi.
Kujtojmë që të premten që lamë pas kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Qeverisë.
Haradinaj këtë lajm e ka bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës teksa ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.
Ndryshe pasditen e së martës Haradinaj ka udhëtuar drejt Dhomave të Specializuara në Hagë./A.Çitaku/Arbresh.info/
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...