Sot, në prag të përkujtimit të përvjetorit të 14 të aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë gjimnazistë të Malishevës, Komuna ka bërë homazhe në vendin e aksidentit.
E maturantët që ishin në atë autobusë, sot janë bërë së bashku për të kujtuar shokët e bankave, me të cilët ishin me vite të ulur bashkë, përcjell “Bota sot”.
“Me një pjesë të shokëve të klasës, por jo të gjithë,15 prej tyre prehën në paqe së bashku tekë varrezat e maturanteve, ndërsa pjesa tjetër jemi ne që u mblodhëm për t’i kujtuar. Lavdi e Përjetshme”, ka shkruar Bajram Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, në kujtim të maturantëve malishevas.
Kujtojmë se, maturantët e Gjimnazit “Avdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, 14 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, gjatë kthimit për në shtëpi, më 14 tetor të vitit 2004, janë aksidentuar në Fushë Arrëz dhe si pasojë, kanë humbur jetën 15 maturantë
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...