Sot nuk ishte ditë feste për presidentin e vendit Hashim Thaçi. Edhe pse sot në Kosovë shënohet 1 Maji, Dita e Punëtorëve, presidenti Thaçi ka thirrur konferencë për media, por, ai në asnjë nga fjalët e tij nuk ka folur për punëtorët dhe të drejtat e tyre, shkruan arbresh.info.
Nga ana tjetër në të njëjtën kohë, në kryeqytet po mbahen dy protesta për të drejtat e punëtorëve.
Sot u mbajtën dy protesta në sheshet e Prishtinës:
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale”
“Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e punëtoreve dhe punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës i bashkohet protestës, duke ngritur zërin kundër diskriminimit në baza gjinore për pranim në punë, mundësisë së pabarabartë për t’u promovuar në punë, pagës së pabarabartë për punë të njejtë, etj”./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/421285222029015/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...