Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se janë marrë një sërë masash për parandalimin e vjedhjeve dhe plaçkitjeve.
Ai ka thënë se policia është duke identifikuar kryerësit e këtyre veprave penale dhe së shpejti do t’i sjellë para drejtësisë.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Qalaj ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit është objektivi kryesor i policisë.
Sipas tij, luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të bëhet për të ardhmen e vendit dhe jo për shkak të liberalizimit të vizave dhe integrimeve europiane.
Qalaj ka kërkuar ndihmën e institucioneve që Policia e Kosovës të bëhet sa më shpejt me sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor.
Ai ka bërë me dije se Policia e Kosovës edhe këtë vit do të bëjë përpjekje për t’u anëtarësuar në Interpol.
Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”
Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...