Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se serbët në Kosovë nuk janë të mbrojtur në kohën kur Kosova po provon që ta formojë ushtrinë.
Ai ka thënë se rënia e dinamikës në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel ka sjell jostabilitet në Kosovë, ku sipas tij është rritur mossiguria ndaj qytetarëve serbë, shkruan Tv Most.
“Vazhdimi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës është i paqartë. Poashtu ka një jostabilitet politik në strukturën politike në Kosovë dhe Metohi. Ka kërcënime të vazhdueshme prej atyre që duhet t’i mbrojnë qytetarët serbë, si Haradinaj dhe të tjerët. Ata kërcënojnë serbët që ta arrijnë spastrimin etnik duke i tmerruar dhe dhunuar ata”.
Drecun ka thënë se tentativa e Kosovës për të formuar ushtrinë destabilizon jo vetëm Kosovën por që të gjithë rajonin. Ndërkaq sipas tij nëse Kosova do të pranohej në Interpol, kjo do të shkonte në dëm të serbëve që jetojnë brenda saj
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës