Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Siç raportojnë mediat serbe, temë kryesore e diskutimit do të jetë edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.
Takimi i tyre pritet të mbahet para fillimit të ceremonisë zyrtare që shënon armëpushimin që dërgoi në përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Vuçiq e Merkel takohen në një moment kur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë në një periudhë të ndjeshme.
Kjo për shkak të taksës që Prishtina i ka vënë importit të mallrave serbe në Kosovë.
Sipas raportimeve të sotme të mediave të Beogradit, kjo çështje pritet të adresohet edhe në këtë takim.
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...