Ka dështuar seanca për shqyrtimin e kërkesave për lirim me kusht të ish-gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut, e caktuar të mbahej të martën e kaluar nga Paneli për Lirim me Kusht. Derisa Gjykata Supreme e Kosovës të vendosë lidhur me epilogun e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë Selimi dhe Demaku do të vazhdojnë të mbeten në burg.
Paneli për Lirim me Kusht nuk ka mundur t’i shqyrtojë kërkesat për lirim me kusht të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) njëherësh të ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut.
Seanca e paraparë të mbahej të martën e kaluar (17 tetor) është pezulluar, pasi Gjykata Supreme e Kosovës ende nuk ka vendosur rreth kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë rreth lirimit të tyre nga burgu, shkruan Zeri.
Koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku, i ka thënë gazetës “Zëri” se ky panel e ka pezulluar seancën për shqyrtimin e këtyre kërkesave deri në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës rreth kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të bërë nga Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku.
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...