Akuzat mes politikanëve për luftën në Kosovë 20 vjet pas saj vlerësohen se po bëhen për poenë politikë. Njohësit e çështjeve politike thonë se debati për luftën shpërfaq paqartësi në popull dhe mosgatishmëri të politikanëve për t’i zgjidhur problemet aktuale të qytetarëve, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë se politikanët që kanë qenë pjesë e luftës në Kosovë vazhdojnë ta përdorin atë në momente të caktuara me qëllim që të fitojnë poenë politikë në popull.
“Politikanët i përdorin çështjet e tilla të luftës akoma për të fituar poenë politike dhe jo për t’u dhënë zgjidhje problemeve në Kosovë. E njëjta u pa edhe te Komisioni për Gylenistët. Qëllimi i të dyja palëve edhe nga ana e presidentit, por edhe nga disa anëtarë të Komisionit më tepër ishte të kalojnë në debat politik dhe të fitojnë poenë politikë te votuesit sesa që pati ndonjë interes të theksuar që t’i japin zgjidhje çështjes së gylenistëve”, ka deklaruar ai.
Më tutje Demhasaj shtoi se me akuzat ndaj njëri-tjetrit 20 vjet pas luftës politikanët tregojnë se sa janë të gatshëm të merren me të tashmen dhe me problemet e vendit.
“Kjo tregon se sa janë të preokupuar politikanët e të gjitha partive politike me problemet që i kanë qytetarët, përderisa 20 vjet pas luftës me të gjitha ato probleme që i ka kjo shoqëri këta ende vazhdojnë të merren se kush ka luftuar më shumë e kush më pak, kush ka qenë komandant e kush jo, kjo tregon vetëm për mosgatishmërinë e tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve”, theksoi ai, për “Zërin”. /ZERI/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...