Para Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë turqve nga Kosova po raporton drejtori aktual i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni. pas tij është planifikuar edhe raportimi i ish-kreut i saj Driton Gashi, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhjen e kaluar Maxhuni nuk ka mundur të intervistohet pasi që mungonin deputetët nga PDK e që rrjedhimisht edhe mungonte kuorumi.
Gjashtë shtetasit turq janë deportuar për në Turqi më 29 mars të vitit të kaluar, raporton EO.
Maxhuni në atë kohë ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë ndërsa Driton Gashi drejtor i AKI-së.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër