Daçiq: Shqiptarët duan të vijnë deri në Nish, kanë mbetur prapa me kohën

17:52 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar, tha sot në Soçi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Në një konferencë shtypi, pas takimit me diplomatin rus Sergej Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis.

 

“Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë”, paralajmëroi Daçiq.

 

Sipas tij, kremtimi i datëlindjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton ditë më parë në Prishtinë, “është i vetmi vend në botë ku festohet, përveç në shtëpinë e tij.” Kjo është, sipas tij, dëshmi se shqiptarët “kanë mbetur parapa me kohën”.

“Koha ka ndryshuar. Ajo që ata mendojnë, nuk ka asgjë prej saj”, tha Daçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme