Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i është përgjigjur ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili beson se në lidhje me situatën në Venezuelë, Serbia është në anën e gabuar të historisë.
“Sikur ata (Shtetet e Bashkuara) me mbështetjen e Kosovës janë në anën e drejtë” . Ne ishim në anën e tyre në të dyja luftërat botërore, dhe ata i harrojnë ata kundër të cilëve luftuan në të dyja luftërat”, ka thënë Daçiq për “Novosti”, transmeton Klan Kosova.
I dërguari i Washingtonit në Serbi, të mërkurën kishte shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se Serbia sa i përket krizës politike në Venezuelë është “në anën e gabuar të historisë.”
“Populli venezuelian po vdes nga uria nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial”, tha Scott. “Më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore kanë qëndruar pranë popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm (Huan) Gvaida.
Daçiq ka thënë më parë se Serbia respekton zgjedhjen e çdo populli në Venezuelë dhe se Serbia nuk është ajo që duhet të përcaktojë se kush është president, transmeton Klan Kosova.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës