Çlirimi që u rrah nga serbët në Beograd i kthehet familjes

14:54 | 28 Tetor 2018
A Z

Çlirim Maloku, 19 vjeçari nga Kosova, i cili mbeti i lënduar rëndë pasi u rrah nga disa huliganë serbë në Novi Sad është liruar nga spitali.

Madje i riu është kthyer pranë familjes dhe miqve në vendlindjen e tij, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë Facebook, ku shihet pranë një shoku të tij e ku shkruan se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë:

“Pasi u permirsova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”.

Ndryshe Çlirimi bashkë me një tjetër të ri nga Kosova, në fillim të këtij muaji u rrahën barbarisht nga disa huliganë serbë në Novi Sad. Ata u sulmuan vetëm pse po flisnin gjuhën e tyre, shqipen.

Çlirimi pas lëndimeve të rënda frakturë të ashtit të kokës dhe gjakderdhje në tru ishte operuar në Qendrën Klikine të Vojvodinës.

Vlen të kujtojmë faktin se për rastin në fjalë kanë reaguar edhe krerët më të lart të shtetit, duke e dënuar këtë akt të dhunshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale