Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca, ka hyrë në Kosovë për të mbajtur një koncert në Mitrovicën e Veriut në përkrahje të serbëve, të cilët po protestojnë kundër taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.
Ceca në një foto të postuar në Instastory në Instagram ka shkruar se ka kaluar kufirin administrativ, siç e quan ajo, kështu dhe do të mbajë koncertin e paralajmëruar.
“Edhe pak ! Në kufirin administrativ” ka shkruar Ceca në postimin e saj.
Kujtim Gashi tha se Raznatoviq nuk ka dërguar kërkesë për të hyrë në Kosovë, gjë që do të thotë se ajo duhet të ndalohet të hyjë. Ministria ka kërkuar nga doganat dhe policia të mos lejojnë mbajtjen e një koncerti të këtij lloji – tha Gashi.
Ndryshe, Ceca ka qenë ish gruaja e kriminelit serb, Arkan.

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës