Në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe anëtarët e Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane u diskutua rreth krijimit të një sistemi të sigurimeve shëndetësore, rëndësisë së tij në vend, si dhe nevojën për një përfshirje më të madhe të bizneseve në hartimin e politikave në këtë sektor.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, konsideroi se vazhdimi i komunikimit të mirëfilltë mes sektorit publik dhe privat në procesin e hartimit të politikave në shëndetësi është i rëndësisë primare për sigurimin e zbatueshmërisë së këtyre politikave në vend.
Ismaili potencoi se mungesa e një sistemi të sigurimeve shëndetësore ka rezultuar në kosto të larta për qytetarët por gjithashtu ka ndikuar edhe në vështirësimin e operimeve të institucioneve publike shëndetësore. Në këtë drejtim, ai theksoi se Ministria që ai drejton tashmë është në faza të avancuara të hartimit të ligjit për sigurime shëndetësore i cili do të rregullojë në mënyrë të drejtë këtë çështje.
Kryesuesi i Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane, Armend Agani, tha se Kosova ka nevojë për arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm të punëtorëve shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.
Agani falenderoi Ministrin Ismaili për angazhimin e tij në rregullimin e sektorit të shëndetësisë ndërsa kërkoi për përfshirje edhe të sektorit privat në grupe punuese në hartimin e legjislacionit me ndikim të theksuar në operimet e tyre.
Më tutje, anëtarët e Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane theksuan nevojën e zbatueshmërisë së plotë të dispozitave të ligjeve aktuale si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në çështje të cilat afektojnë këtë sektor në vend.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...