Vlera e Bitcoin është rritur per 37 mijë e 400 dollarë, çmim më i lartë se ai i së premtes.
Çmimi i kriptovalutës më të njohur në botë shënoi rritje që nga rënia në 33.472 dollarë për njësi të martën, por analistët në J.P. Morgan thonë se ndërrimi në strukturën e tregut jep shenja se dobësi do të ketë edhe më tej në horizont.
Në krahasim me kulmin e vlerës në muajin prill, çmimi i kriptovalutës Bitcoin ka rënë për 41 për qind, shkruan Fox News.
Ndryshe, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësim rreth qëndrimit të shtetit të El Salvadorit për ta bërë Bitcoin-in valutë paralele.
Investimi në kriptovaluta është bërë trend botëror vitin e kaluar dhe këtë vit. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as Kosova. Mendohet se shumë kosovarë kanë investuar shuma të konsiderueshme në kriptovaluta./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë