Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas njoftimeve se në PDK-nê e Skenderajt të dielên ka pasur përleshje fizike.
Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se nuk është as nuk do të jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.
“Bekim Jashari nuk është as nuk do të jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike. Unë i kam hapur dyert e bashkëpunimit për të gjithë, pa dallim. Pavarësisht kësaj, për aq kohë sa do të jem në krye të Komunës, përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt. Për mua, të gjithë, pa asnjë dallim, janë qytetarë të barabartë, të njejtë”, ka shkruar kryetari Jashari.
Postimi i plotë i tij:
Tē nderuar,
Dje dhe sot kam qenë shumë i angazhuar me projekte në interes të qytetarëve të Skenderajt.
Dje, zyrtarisht në Skenderaj kemi shpërnda 164 bursa për studentë, ndërsa sot kam qenë i angazhuar në takim me biznesmenë, për të sjellë investime në Skenderaj, për të hapur fabrika dhe vende pune.
Pavarësisht angazhimeve të mia, për të mirën e qytetit, janë të tjerët të cilët tentojnë të më involvojnë në tema që fare nuk më interesojnë, dhe as që dua të merrem me to.
Dhe, sado që mundohesh të mos i kushtosh rëndësi çfarë shkruajnë, atëherë kur tentojnë të të nxjerrin ashtu siç nuk je, me gjithë angazhimet e stafit dhe bashkëpunëtorëve, për të sjellë investime, me qëllim të çuarjes përpara këtij vendi të varfër e me numër të lartë të papunësisë, dhe me shumë probleme të tjera, prapësëprapë duhesh t’ua kujtosh faktin se Skenderaj do të jetë ndryshe nga së janë mësuar ta shohin e ta trajtojnë.
Bekim Jashari nuk është as nuk do të jetë fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.
Une i kam hapur dyer e bashkëpunimit për të gjithë, pa dallim.
Pavarësisht kësaj, për aq kohë sa do të jem në krye të Komunës, përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt. Për mua, të gjithë, pa asnjë dallim, janë qytetarë të barabartë, të njejtë.
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...