Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për paqe që synohet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
Bajraktari, gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka porositur udhëheqësit e Kosovës që “të mos i japin asgjë Serbisë” gjatë bisedimeve.
Serbët, ka paralajmëruar Bajraktari, “nuk do të kënaqen kurrë”.
Bajraktari ka folur edhe për temën e bashkimit kombëtar, mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka vlerësuar se është më mirë që Kosova e Shqipëria të forcohen si dy shtete të pavarura.
Sipas tij, është më mirë që shqiptarët t’i kenë nga dy vota në organizmat ndërkombëtarë.
Bajraktari gjithashtu ka thënë se Kosova duhet të mbrohet, dhe se duhet të ruhet territori i saj aktual. /Express/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin