Ndërtimi i xhamisë në Mitrovicë është bërë “mollë sherri” javëve të fundit. Banorët kanë dalur kundër ndërtimin të kësaj xhamie duke thënë se kanë më shumë nevojë për institucione arsimore.
Por, pavarësisht pakënaqësive, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që xhamia të ndërtohet.
“Pas takimit me qytetarë dhe kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, kam marrë vendim që nesër në ora 11:00 të vihet gur themelin i ndërtimit të xhamisë në Shupkovc. Ky është një vendim i pakthyeshëm sepse perveç BIK-ut, për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit kanë bërë kërkesë edhe qytetarët.
Me gjithë respektin për të gjithë ata që kundërshtojnë, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta anuloj vendimin për ndërtimin e xhamisë.
Ashtu siç e kam përkrahur gjithherë, edhe kësaj radhe e përkrahu dhe vlerësoj kërkesën e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë në Shupkovc.
Nuk do të lejoj që askush të pengoj ndërtimin e kësaj xhamie, sepse ajo është një objekt i shenjë” shkruan Bahtiri në njoftim.
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...