Njësitet policore në Mitrovicë kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi për kryerje të veprës penale ‘tentim grabitje’.
Rasti i tentim grabitjes është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:00, të datës 18 shtator 2018, në një nga filialet për transferim parash në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka rezultuar që vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes të ndalojë dhe të arrestojë të dyshuarin B. R., 18 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe është konfiskuar edhe një armë e llojit pistoletë.
Të dyshuarit e arrestuar pas procedurave intervistuese i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘tentim grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, njofton Klan Kosova.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës