Arrestohen tre persona të dyshuar të involvuar në veprimtari penale

16:15 | 22 Mars 2019

Pasi kanë ndaluar një makinë, policia ia ka dalë të kapë një rrjet kriminal, që çoi në konfiskim masiv të armëve të zjarrit, barnave, parave të gatshme e gjërave me vlerë.

99 pistoleta u konfiskuan, gati 2 mijë copë municion dhe mbi 4 mijë paketime të barnave tentuan të kontrabandoheshin brenda territorit të Republikës së Kosovës. Nga operacioni , janë vetëm 3 persona të dyshuar, të cilët tashmë janë të arrestuar, por Policia nuk ka zbuluar lokacionet ku i ka kryer këto operacione.

Sipas njoftimit, policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka arrestuar 3 persona nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Gjatë realizimit të hetimeve dhe zhvillimeve në terren, si pjesë e këtij operacioni policor janë përfshirë edhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar (DKKO) dhe institucionet tjera kompetente, që merren me trajtimin e produkteve medicinale.

Personat e arrestuar janë:

B. S. viti i lindjes 1982 m/k/sh
S. S. viti i lindjes 1985 m/k/sh
F. H. viti i lindjes 1963 m/k/sh
Pas angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë nga Policia e Kosovës, dhe aplikimit të teknikave të avancuara me masa të fshehta si dhe Urdhëresave nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka rezultuar se kemi të bëjmë me një grup të organizuar i përbërë nga personat e dyshuar të përmendur më lartë të cilët janë ndaluar u janë kontrolluar veturat që ishin në pronësi të tyre, po ashtu është bërë kontrollimi i lokacioneve ku dyshohej se personat e dyshuar kanë fshehur (deponuar) barnat të cilat dyshohet se kanë qenë të kontrabanduara dhe të njëjtat janë shpërndarë nga të dyshuarit në fjalë, tek shitësit ambulant dhe në barnatore të ndryshme në tërë Republikën e Kosovës.

Gjatë operacioni janë sekuestruar gjërat si më poshtë:

– Pistoleta (‘Glock Austria’) 29

– Pistoleta (‘Sig-Sauer’) 70

– Fishekë te kalibrit 9mm, 303 copë.

– Fishek të kalibrit 7.65 mm, 417 copë

– Fishek të kalibrit 6.35 mm, 5 copë

– Veturë e tipit ‘BMË’ 740, me targa 671-KS-969

– Veturë e tipit ‘Audi’ A3, me targa 01-337-IL

– Veturë e tipit ‘Opel Corsa’, me targa 01-806-LK

– DVR (regjistrues i kamerave të sigurisë), 2 copë

– Barna (Tamol – XX 200 mg.) 4810 paketime.

– Barna (Camagra Shampon) 3012 paketime.

– Barna (të ndryshme) 3000 paketime.

– Dorëza medicinale 5 paketime

– Detergjent i lëngshëm i hasur pa deklaracion – i dyshuar si i kontrabanduar (dyshohet se iu është ndryshuar afati i skadencës).

Policia e Kosovës do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se të dyshuarit kanë vepruar si grup kriminalë i organizuar dhe i strukturuar, dhe se mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent janë dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara