Avni Arifi, Shef i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, ka thënë se dialogu i kushtëzuar nuk sjell marrëveshje të respektuar.
Ai ka thënë se Kosova nuk e ka kushtëzuar në asnjë moment dialogun me Serbinë, ndonëse 20 vjet më parë ka dalë e përgjakur dhe e lënduar nga lufta.
“Kosova nuk e kushtëzoj dialogun– as kur askush në Serbi nuk u dënua për 13.000 Shqiptarët e vrarë– as për 20.000 Shqiptaret e përdhunuara,– as për 130.000 shtëpitë e djegura e as për 1000.000 Shqiptarët e dëbuar dhe– as për torturimin e 550000 shqiptarëve në periudhën 1981-1997 (burimi amnesty I)”, ka shkruar Arifi në Facebook.
“Askush nuk u dënua dhe askush nuk kërkoj falje për këto dhe shumë akte dhe politika makabër dhe pastër krime kundër njerëzimit. Të kushtëzohet sot dialogu nga ana e Serbisë për shkak të tarifave dhe mirëkuptimi potencial i kujtdo për këtë kushtëzim është akt i habitshëm dhe pa pikë etike. Dialogu i kushtëzuar është çdo gjë por jo dialog që sjell marrëveshje të respektuar”, ka shtuar ai.
Arifi ka drejtuar një kohë Ekipin Dialogues për Bisedime me Serbinë.
https://www.facebook.com/avni.arifi2000/posts/10156220789947712
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...