“Let’s Do It Kosova” dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë kanë organizuar një aksion pastrimi rreth hapësirave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku ky aksion përfundon me pastrimin e hapësirave përreth stadiumit të Prishtinës.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Nernmarck Ahliny, raporton arbresh.info.

Ajo është shprehur e entuziazmuar që po organizohet një aksion i tillë, si dhe ka kërkuar që secili të kujdeset për ambientin sikurse kujdesen për shtëpitë.
“Në Suedi prej kohësh ka nisur pastrimi i bërllokut, duke e kombinuar vrapin me mbledhje të plehrave, pasi që duke u përkulur e lëvizur duart zemra punon më shumë dhe gjithashtu bëni diçka mirë. Të gjithë në botë po përballen me nevojën për t’u përballur me bërllokun që prodhojnë. Ajo çfarë mund të bëni është të reduktoni sasinë e plehrave dhe mund të kujdeseni për bërllokun që prodhoni. Është si të kujdeseni për shtëpinë, për kopshtin dhe kujdeseni për vendin tuaj”, tha ambasadorja.

Këtij aksioni për pastrim iu janë bashkuar edhe disa përfaqësues të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, si partnere dhe udhëheqëse e Taks Forcës për Pastrim./Arbresh.info/
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës