Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot bëhen 4 vjet nga marrëveshja e 10 shtatorit të vitit 2014, Marrëveshjen e VLAN-it.
Marrëveshja ishte nënshkruar mbi parimet ndërmjet koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje.
“Sot, më 10 shtator, u bënë katër vjet nga Marrëveshja e VLAN-it. Siç dihet e shihet, të tjerët e shkelën atë”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke i bashkëngjitur edhe marrëveshjen e nënshkruar mes tij, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt.
Kujtojmë se për rreth gjashtë muaj rresht LDK-ja, Vetëvendosja, AAK-ja e Nisma, ishin zotuar se do ta dërgojnë PDK-në në opozitë.
Partia e Thaçit, atë kohë, ishte dalë e para në zgjedhje dhe sipas gjykimit të Kushtetueses, asaj i takonte mandatari i Qeverisë.
LDK-ja e Isa Mustafës, bëri marrëveshje me PDK-në për të marrë kështu postin e kryeministrit dhe për ta bërë Hashim Thaçin president të vendit, kur Atifete Jahjagës do t’i kalonte afati.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...