Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Veternik të Komunës së Prishtinës.
Në këtë aksident janë të përfshira një kamion dhe një veturë.
Dëshmitarët e vendit të ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar, derisa nuk dihet ende se sa lëndimet janë serioze.
Sipas pamjeve që kanë ardhur në redaksinë e “Indeksonline”, shihet se njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe të njëjtit po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident.
Po ashtu, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësorë.
Më poshtë shikoni pamjet e siguruara nga “Indeksonline”.



Horoskopi për ditën e sotme
Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos në Arabinë Saudite – nuk pra...
Moti me vranësira dhe reshje të herëpashershme në Shqipëri, ...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullah...
Moti sot me vranësira, shi dhe borë