Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar për “Indeksonline” se ka ndodhur një aksident mes dy veturave në rrugën për në Brezovicë.
Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime tre persona.
Sipas tij, të njëjtit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajit.
“Mund të konfirmojë se ka ndodhë një aksident rrugës për Brezovicë. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Ferizajt për trajtim mjekësorë. Sipas, ekipit mjekësorë të lënduarit nuk kanë marr lëndime serioze nga aksidenti”, ka thënë Gashi.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...