Një 17 vjeçar ka humbur jetën asi që është goditur nga një veturë e tipit “Passat” në fshatin Gurakoc të Istogut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20.
Viktima me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001, është përshkruar nga policia si këmbësor i cili është goditur nga vetura saktësisht në lagjen “Osmanaj”.
Ndërsa i dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985, ka qenë duke e drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore,.
“Ky aksident ka ndodh sot rreth orës 17:20 në lagjen “Osmanaj” të Gurakocit. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001 në Gurakoc. I dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985 ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në spital”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...