Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë.
E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jasht rrezikut.
Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Sipas dëshmitarëve ocular deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i kamionit ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën drejtueses së makinës./Ferizajpress/
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...
Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu th...