Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të hiqet taksa prej 10 për qind ndaj produkteve serbe.
Vuçiq, pas takimit me presidentin e Kosovës në Bruksel, tha se dialogu nuk do të vazhdojë derisa Kosova ta tërheq vendimin për taksa në mallrat serbe.
E pikërisht një gjë të tillë e ka kundërshtuar Ahmeti.
“Vucic paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërhjekë vendimin për taksa në mallrat serbe. Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasiqë Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore”, u shpreh Ahmeti
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...