Rreth 150 minatorë janë ngujuar në Minierën e Trepçës pas djegies së një trafoje e cila ka lënë Mitrovicën pa energji elektrike.
Lajmin për ngujimin e minatorëve e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Drejtori i Trepçës, Xhevdet Tahiri.
“Po rreth 150 minatorë janë ngujuar brenda Trepçës. Po shpresojmë se së shpejti trafo do të rregullohet dhe minatorët do të dalin nga aty. Nuk kemi asnjë minator që është në rrezik apo të lënduar”, tha Tahiri për KALLXO.com
Gjatë ditës së sotme është djegur trafostacioni i KEK-ut që gjendet në hapësirën e Fabrikës së Akumulatorëve në Mitrovicë.
Kjo ka bërë që Mitrovica të mos ketë energji elektrike.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...