Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi ka thënë se kur kanë biseduar për ligjin për paga kanë kërkuar trajtim të barabartë me ekzekutivin.
Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka thënë se në hartimin e dokumentit për shërbimin civil ne kemi qenë ta gjithë që ta ruajmë statusin e shërbyesve civil.
“Kemi kërkuar ta kemi status të veçanta për shkak të çështjes së përgjegjësive. Në komisionin për legjislacion kemi kërkuar te respektohet ai koncept dokument sepse ka qenë i të gjithë përfaqësuesve të drejtësisë përfshirë administratën dhe sindikatën. Ligji aktual që do të dërgohet në Kuvend nuk e ka njohur këtë status dhe iu ka njohur status të veçante kategorive që janë pjesë ekzekutive që janë pjesë e qeverisë apo institucioneve të Kosovës por jo edhe neve. Ne kemi dërguar shkresë për këtë dhe nga bisedimet që i ka pasur administrata janë pajtuar me administratën publike që ai ka qenë udhëzim dhe ne do të duhej ta unifikojmë shërbimin civil brenda këtu sepse ata nuk e kanë fituar lehtë këtë status. Mendoj që nëse pajtoheni t’iu drejtohemi me një letër që të kërkojmë që nëse dikujt i njihet statusi i veçante në shërbimin civil atëherë do të duhej ti njihej administratës sonë sepse jemi pushtet i katërt. Nëse dikujt si njihet atëherë edhe ne e lëmë kështu”, ka thënë ai.
Kryesuesi i KGJK-së , Nehat Idrizi ka thënë se administrata ka paralajmëruar bojkot ta punës.
“Sindikata e administratës kërkojnë ngritje të pagës. Edhe ata e kanë paralajmëruar një lloj bllokade nëse nuk u rritet paga. Shpresoj që të ndodh kjo me ligjin për paga që të mos ndodh kjo”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/357113358460018/?notif_id=1548244164270990¬if_t=live_video_explicit
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot