Analisti Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka dëmtuar disa herë raportet e Kosovës me Gjermaninë.
Abazi, në RTV Dukagjini ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk e ka dashur Samitin e Berlinit dhe ai dëshiron që të dështojë edhe ai në Paris.
“Largimi i tre njerëzve të BND-së [shërbimi sekret gjerman] nga Kosova [vite më parë] e fillon krizën e thellë ndërmjet Thaçit dhe Gjermanisë”.
“Thaçi vazhdon ta dëmtojë një marrëdhënie solide edhe ekonomike me Gjermaninë. Kemi rastin kur gjermanët kanë qenë të interesuar të privatizojnë Telekomin e Kosovës. Njerëzit e Deutsche Telekomit janë përzënë nga takimi në Dubrovnik nga njerëzit e afërt të Thaçit- vëllai i tij dhe Besim Beqaj”, tha ai.
Abazi ka thënë se administrata aktuale e Trump-it ka marrë shumë vendime të befasishme në politikën e jashtme dhe në këtë drejtim ai e sheh edhe vendimin për letrën e famshme që i kanë dërguar Thaçit disa muaj më parë.
“Ai ishte një tentim sporadik dhe blic i Boltonit që ka ardhur nga Trump për Thaçin dhe Vuqiçin për të arritur një marrëveshje të shpejtë dhe ai qëndrim është tërhequr me shpejtësi duke parë se sa komplekse është çështja dhe sa dëmton interesat amerikane në Kosovë dhe Bosnje”.
Analisti ka thënë se ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çitaku, ishte përkushtuar që edhe Gjermania do të ndryshojë qëndrim dhe se “ishim gati për nënshkrimin e marrëveshjes”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës