Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 rezervë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qytetarët më 9, 10 dhe 11 nëntor do të mund të shohin dhjetë herë ushtarët e Serbisë më të fuqishëm në pikëpamjen e pajisjeve dhe armatimit.
Vuçiq në ceremoninë e Partisë Përparimtare serbe në Beograd, ka thënë se Ushtria deri në fund të vitit do të jetë 150 herë më e fuqishme.
Ai më herët ka paralajmëruar se në të gjithë Serbinë do të mbahet stërvitja ushtarake, e cila siç ka thënë ai, do të jetë më e madhja në rajon.
Serbia në krye me Vuçiqin vazhdimisht po tenton ta tregojë fuqinë ushtarake karshi fqinjve, veçanerisht në raport me Kosovën dhe Kroacinë.
Të kujtojmë se Kosova tashmë i ka kaluar në lexim të parë tri ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri me mision të plotë mbojtës. Dhe lidhur me këtë, Serbia po vazhdon kundërshtimin në forma të ndryshme. Sigurisht edhe kjo deklaratë e Vuçiqit për fuqizimin e ushtrisë serbe është në atë vazhdë.
Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 rezervë.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...