Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot është mbajtur aksion pastrimi përreth hapësirave të Qendrës Rinore në Komunën e Shtimes, nga ku janë larguar dhjetëra thasë me mbeturina.
Përveç ekipit të Let’s Do It, aksionit të sotëm i janë bashkuar edhe kryetari i Komunës së Shtimes. Naim Ismajli dhe zyrtarë të tjerë komunal, nxënës të Shkollës ‘Emin Duraku”, si dhe vullnetarë të tjerë.
Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It, Luan Hasanaj u bëri thirrje mësimdhënësve që të merren më shumë me nxënësit sa i përket edukimit mjedisor, ka thënë Hasanaj.
Ndërsa kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismaili ka thënë se komuna çdo ditë është aktive në pastrimin e hapësirave publike të qytetit.
Përveç ngritjes së vetëdijes nga qytetarët, u bë thirrje që edhe institucionet të vazhdojnë me shpërndarjen e gjobave për të gjithë ndotësit, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Falë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot në tërë Kosovën janë 600 deponi më pak, ndërsa deri më 15 dhjetor ky numër do të arrijë deri në 800 të tilla.
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...