Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin Musa Cena dhe bashkëpunëtorët e tij.
Zëvendësministri Musa Cena, u arrestua mbrëmjen e së shtunës nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar avokati i zëvendësministrit Cena, Korab Rexhepi, i cili kumtoi masën e ndalimit pas seancës dëgjimore për klientin e tij Musa Cenën, biznesmenin Hazer Shehu dhe shërbyesin civil të Komunës së Rahovecit, Nysret Shala.
Musa Cena që vjen nga partia AAK u arrestua dje nga policia bashkë me dy të tjerë si i dyshuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar”. Deri më tani askush nga AAK-ja nuk ka folur rreth këtij skandali.
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100